Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në raport me sindikatat, duke thënë se komunikimi në distancë me mësimdhënësit tanë në këtë krizë është veçse ofendim.
Abdixhiku, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se komunat e mësimdhënësit janë vetë shteti.
Ai shtoi se pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit pa arrogancë e pa hezitim.
Sa i përket Pakos për përballje me inflacionin, sipas Abdixhikut është veç improvizim.
“Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...