Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj para fillimit të takimit me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se greva vazhdon, pavarësisht pakos së re që ka prezantuar sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, me të cilin i gjithë sektori publik do të mbështetet me nga 50 euro deri në fund të vitit.
“Jemi optimist se zonja presidente do të jep kontributin e saj që dialogu të jetë i vërtetë. Deri më tani ky dialog ka munguar dhe ky vendimi sot është një anshëm pa u konsultuar me sindikatat. Greva vazhdon”, tha Jasharaj.
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje të enjten që të ndërpritet greva.
Ajo sot është takuar edhe me Këshillin e Prindërve.
Në anën tjetër, Kryeministri Kurti në një konferencë për media e përsëriti kërkesën për ndalimin e grevës dhe fillimin e mësimit për nxënësit, duke potencuar se kanë marrë vendim për ndarjen e shumës prej 50 euro për zyrtarët publik deri në fund të vitit.
Kurti sërish kritikoi qasjen e SBASHK-ut duke thënë se ta bojkotosh shkollën, është si ta bojkotosh shtetin.
Ai përsëri i cilësoi si absurde dhe irracionale kërkesat e tyre./arbresh.info/
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...