Blerim Syla, ish-kryesindikalisti i Shëndetësisë, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë që të veprojë në lidhje me këshilltarin e tij, Elvis Hoxha, përndryshe ai nuk do të garantojë për veprimet e tij.
Këtë paralajmërim Syla e bëri pas deklaratës së Hoxhës ndaj Rrahman Jasharajt dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët i quajti ‘kosovaristë’.
“Prej keti momenti nese KM Kurti nuk ndermerr masa ndaj ketij krimineli i cili paguhet nga taksat tona une nuk garantoj ne veprimet e mia e shteti le te veproj. Nese ju nuk distancoheni nga kta maniako-depresiva ta dini se Kosova ka ende Burra. PROF RRAHMAN JEMI BASHK”, shkroi Syla në rrjetin social Facebook.
Tutje ai kërkoi edhe nga parlamenti i Shqipërisë, që ta hetoj Elvis Hoxhen, e Hysamedin Ferrajn, të cilët i quajti edhe kriminelë.
“Kjo po i kalon kufinjet e durimit. E kam mik Rrahman Jasharin por mbi te gjitha i repektoj mesimdhenesit.E kush jan ata vleresoni vet….jeni edhe Ju. Beje thirrje publike PARLAMENTIT TE SHQIPERISE pasi ka dosje JU Pergjerohem hulumtoni kriminelat Elvis Hoxha,Hysamedin Ferraj e tjr po i kursej nje her per nje here,edin ata kan qen ne zyren time me e kall Kosoven. Sa per disa ne Kosove kjo eshte lufta hibrid e ruso-serbe kur sulmohet nje Kryesindikalist i devotshem,patriot e jo profiter”, shkroi mestjerash Syla./arbresh.info/
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...