Rusia ka rënë dakord me Kombet e Bashkuara për të eksportuar 30 milionë tonë drithë në tregun ndërkombëtar deri në fund të vitit 2022 për të ndihmuar në zbutjen e mungesës globale të ushqimit.
Kjo mungessë po shkaktohet, pjesërisht, nga lufta e Moskës kundër Ukrainës.
“Kjo do të bëjë të mundur mbështetjen e vendeve në nevojë dhe të ndihmojë në stabilizimin e mungesës së ushqimit në mbarë botën,” tha të premten, Ministria Ruse e Bujqësisë.
Ministria vlerëson se Rusia do të korrë 130 milionë ton drithëra këtë vit, duke përfshirë 87 milionë tonë grurë.
OKB-ja ka paralajmëruar për muaj të tërë se lufta në Ukrainë, fatkeqësitë e shkaktuara nga klima dhe goditjet financiare kanë vënë në rrezik sigurinë globale të ushqimit në vendet e varfra, veçanërisht në Afrikë.
Ukraina njihet si një nga shportat e bukës në botë dhe pushtimi i Rusisë ka ndërprerë rëndë eksportet e saj të drithit.
Dërgesat bujqësore nga portet e Detit të Zi të vendit ishin bllokuar deri pak javë më parë.
Por në një përparim në korrik, si Rusia dhe Ukraina ranë dakord të lejojnë eksportet e grurit nga tre porte të Detit të Zi./rel/
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...