Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore, mund të kenë zhvillim të hovshëm dhe të krijojnë kushte për ndonjë rrufe.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
“Indeksi UV do të jetë i lartë , prandaj udhëzohet që të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10-17, ose të mbahen masat mbrojtëse ( kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë ), deri sa shtresa e popullatës në moshë dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të
ajrit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.”, ka informuar IHMK.
Vjedhje e rëndë në Gjakovë, hajnat marrin para, stoli dhe do...
Therje me thikë në Prizren, një person në mbajtje
Rama: Mister i gëzueshëm që çelja e fazës mbyllëse drejt BE-...
Protesta studentore në Serbi/ Vuçiq: Është e mundur të jap d...
Spektakël me 10 gola në ndeshjen e Inter Miamit: Messi nuk e...
Shpresë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran, bien ndjeshëm ...