Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.
Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha ‘po’ marrëveshjes që ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë.
Tutje ai shpreson se Kurti do të fillojë t’i zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme.
“Kështu që @albinkurti ka rënë dakord për diçka që @HashimThaciRKS kishte rënë dakord vite më parë… Letërnjoftimet nga të dyja palët u pranuan prapë – por kësaj radhe Kurti thotë po. Ai po merr hapin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme”, shkroi Grenell./arbresh.info/
So @albinkurti has agreed to what @HashimThaciRKS agreed to years ago…
IDs on both sides are once again accepted – but this time Kurti says yes.
He’s catching up – let’s hope he starts implementing the other previous agreements, too.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 27, 2022
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...