Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises ka pësuar aksident trafiku.
Sipas mediave turke të cilat kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjares, njoftojnë se një minibus është përplasur me një kamionçinë në lagjen Bodrum të Mugla.
Tatlises dhe 5 persona të tjerë, raportohet se janë dërguar në spital.
Minibusi, i cili përfshinte artistin Ibrahim Tatlises dhe vajzën e tij, u përplas me një kamion në rrugën Bodrum Yalikavak dhe u përmbys në park.
Ekipet e shëndetësisë, zjarrfikësve dhe policisë janë dërguar në vendngjarje me njoftimin e personave përreth.
Ekipet që kanë dalë në vendngjarje kanë nisur punën për të shpëtuar këngëtarin, i cili ka mbetur i ngecur në minibus.
Mësohet se Tatlises, i cili u nxor nga automjeti si rezultat i punës së ekipeve, dhe 5 personat që e shoqëronin ishin në gjendje të mirë shëndetësore, njofton TRThaber.




İŞTE İBRAHİM TATLISES’İN KAZA GÖRÜNTÜLERİ!#ibrahimtatlıses #trafikkazası #kaza #SonDakika #sondakikahaber #haber #haberler pic.twitter.com/dBJkP78vxA
— Bisesvar (@bisesvarmedya) August 25, 2022
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari