I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas përfundimit të vizitës në Kosovë kanë arritur në Serbi.
Kjo vizitë dyditore në Beograd vjen, në përpjekje për të parandaluar një përshkallëzim të ri të tensioneve në veri të Kosovës.
Në Beograd, dy emisarit do të kenë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas zyrës për media të këtij të fundit, të parin në takim, kreu i shtetit serb do ta pres zyrtarin evropian në orën 17:00.
Pas këtij takimi të ndarë, pason një takim i përbashkët.
“Në orën 17:30 është planifikuar një takim trepalësh mes presidentit Vuçiq dhe përfaqësueses Speciale të BE-së Lajçak me zëvendës ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar”.
Në ndërkohë, sipas agjendës së Lajçak ndalesa e fundit e tij në Kosovë para se t’i shkojë për vizitë Vuçiqit do të jetë Mitrovica.
Të dërguarit e posaçëm të Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë –Serbi nisën turneun e tyre urgjent diplomatik të mërkurën në Prishtinë ku takuan krerë të shtetit dhe ata të opozitës.
Diskutimet kryesisht u bënë mbi atë se si të bëhet një zgjidhje e krizës Kosovë-Serbi, për reciprocitetin me dokumente e planin e heqjes së targave.
Lajçak tha se bashkësia ndërkombëtare është fort e shqetësuar çka panë në terren më 31 korrik dhe presin që të mos përsëritet e njëjta prapë më 31 gusht.
Nga ana tjetër, amerikani deklaroi se gjatë takimeve palët i kanë siguruar se nuk duan asnjë eskalim dhe nuk duan dhunë më 1 shtator./arbresh.info/
Prokuria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprën...
Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...
Barcelona bëhet gati për ofertën e parë zyrtare për Julián Á...
Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pej...