Emigrantët e paligjshëm shqiptar që udhëtojnë drejt Britanisë përmes kanalit të La Manshit ka zënë titujt kryesorë të mediave në ishull gjatë ditëve të fundit.
Madje, Daily Mail dërgoi një prej reporterëve të tij në Has, për të bërë një reportazh për qytetin që pjesën më të madhe të të rinjve e ka në Britani dhe për propozimin e kryebashkiakut të qytetit verior të Shqipërisë për të ndërtuar një bust të Mbretëreshës Elisabeth.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 24 orët e fundit mbi 700 shqiptarë kanë hyrë në Britani me varka të vogla nga 1295 që ishin në total.
Daily Mail shkruan se Shqipëria është një aleate e NATO, e cila aspiron të jetë pjesë e BE dhe që nuk ka parë një konflikt prej më shumë se 25 vitesh.
Numri i emigrantëve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në ishull është rritur ndjeshëm, dhe sipas vlerësimeve, nga fillimi i vitit numërohen mbi 6000./a2cnn/
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...