Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast të lëndimit trupor.
“Ngjarja kishte ndodhur kur dy personat me inicialet S.A i moshës 35 vjeçar dhe J.A i moshës 30 vjeçar, shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë ( ngastër toke) kishin pësuar lëndime trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatën për media.
Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur policët hetues të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.
Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor”./arbresh.info/
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...
Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërko...
‘‘Një mëngjes i nisur mbarë’’, Haradinaj ndan video nga një ...
Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është p...
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...