Një hulumtim i ri tregon që marrja me punët e shtëpisë ka lidhje të drejtpërdrejtë me jetën intime.
Çiftet që bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në përgatitjen e ushqimit, në larjen e enëve, pastrim, hekurosje dhe në punë të ngjashme bëjnë më shumë dashur.
Sipas rezultateve të hulumtimit, ekziston një lidhje e qartë midis sasisë së kohës së kaluar duke punuar nëpër shtëpi dhe kohës të cilën partnerët e shfrytëzojnë për seks.
Çiftet me më shumë energji për argëtim organizojnë kohën në atë mënyrë që të kenë mundësi të mjaftueshme që të merren me aktivitetet që i duan.
Ndarja e punëve të shtëpisë, përveçse ia bën më të lehtë jetën partneres, te gjinia e bukur nxit dëshirën e fuqishme që partnerin ta “shpërblejë” në shtrat.
Në punët e shtëpisë meshkujt shpenzojnë mesatarisht 2 orë në javë, ndërsa femrat 8 herë më shumë. Ndaj nuk duket i çuditshëm përfundimi se balancimi më i mirë krijon rrethana për seks.
Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 6 mijë çifte bashkëshortore, ndërsa të dhënat tregojnë që çiftet të cilët bëjnë bashkërisht punët e shtëpisë, bëjnë dashuri pothuajse 85 herë në vit, apo afërsisht 2 herë në javë, gjë që është e mjaftueshme nga mesatarja e zakonshme. /lapsi/
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...