Ngadalësohet tregtia, në mes të sezonit turistik në Shqipëri.
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në korrik, eksportet kanë pësuar rënie të fortë kundrejt qershorit ndërsa importet kanë mbetur thuajse në të njëjtat nivele.
Kjo edhe pse korriku është kulmi i sezonit turistik dhe shoqërohet me rritje të ndjeshme të kërkesës për mallra dhe produkte, për shkak të shtimit të numrit të turistëve.
Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave arritën në këtë periudhë vlerën 39 miliardë lekë, duke u ulur me 14,3 për qind kundrejt qershorit.
Një rënie që mund të konsiderohet sezonale, për shkak të mbylljes së kontratave ekzistuese dhe në pritje të lidhjes së kontratave të reja në shtator.
Ndërsa importet arritën në korrik vlerën 82 miliard lekë, duke u rritur me 0.6 për qind, në krahasim me qershorin./A2CNN/
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...