Policia në Zelandën e Re ka nisur një hetim pasi një familje gjeti trupin e një njeriu në një valixhe që ata e kishin blerë në një shtëpi ankandesh.
Familja e bëri zbulimin tronditës në shtëpinë e tyre në South Auckland, pasi hapi valixhet që kishte blerë në ankand.
Sipas policisë, familja nuk është e dyshuar për këtë ngjarje.
Mësohet se valixhja u ble nga familja, së bashku me shumë sende të tjera, në një kompani, që po pastronte mallrat e braktisura.
Si shumë të tjerë që blejnë sende të harruara apo të braktisura dhe ata shpresonin që të gjenin aty ndonjë gjë me vlerë.
Pas zbulimit makabër, ata njoftuan menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet pikë së pari për të identifikuar viktimën dhe personat përgjegjës që e kanë vendosur aty./A2CNN/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten