Beerfest Kosova ‘22, rikthehet fuqishëm me 19, 20 dhe 21 gusht, në parkingun prapa pallatit të rinisë në Prishtinë.
Njoftojmë të gjithë adhuruesit e birrave se 14 brende vendore dhe ndërkombëtare do të jenë pjesë e këtij edicioni. Përveç shume birrave, pijeve tjera dhe ushqimit adhuruesit e Beerfest do të kenë mundësi të argëtohen me një program fantastik me emra të shquar të estradës tonë dhe DJ me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë.
Organizatorët e festivalit nga kompania MODUS Events & Entertainment, bëjnë të ditur se pas 3 vjetësh Beerfest do të ri sjellë të gjitha kënaqësitë dhe argëtimet që ishin në edicionet e kaluara, si: skenë madhështore me efekte vizuele dhe program artistik shumë të mire, disa Birra të reja që për herë të parë do të jenë prezentë në këtë edicion si dhe lojëra shpërblyese që do të bëhen në këndin e lojërave.
Sipas MODUS Events, edicioni i sivjetmë do të ketë edhe konceptin “Green” të organizmit dhe mbetjet nga kanaqet dhe gotat e plastikes do te dërgohen në riciklim.
Beerfest Kosova 22, me 19 deri 21 Gusht në Parkingun Prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë./arbresh.info/
Informacionet e reja rreth festivalit mund t’i ndiqni në:
View this post on Instagram
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...