Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Gjilan përmes rrugëve operative ka pranuar informatë se dy të dyshuar Shqiptar, shtetas të Kosovës G.K. (1982) dhe V.K. (1995) gjenden në një kafeteri në qytetin e Gjilanit dhe dyshohet se kishin në posedim substanca narkotike.
Gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur tri (3) qese najloni që dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit kokainë dhe nëntë tableta mjekësore, ndërsa tek i dyshuari tjetër janë gjetur gjithashtu dy qese me substancë narkotik e llojit kokainë.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.
Rastit i janë përgjigjur njësitet antidrogë që veprojnë në Gjilan dhe të njëjtit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të cekur të caktohet masa e ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/

Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...
Kryetari i Prizrenit: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion...