Tyson Fury ka vendosur që të rikthehet në boks.
Përmes një video-mesazhi, kampioni i botës në peshat e rënda njoftoi se e ka ndërmend të sfidohet sërish në ring.
Kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë Derek Chisora.
Gypsy King ndër të tjera tha se gjithnjë ka dashur të ndeshet me Chisoran.
“Vendosa të kthehem në boks pasi dua të bëhem boksieri i parë që fiton dy trilogji: Një me Wilderin dhe një me Chisoran. Gjithmonë kam thënë se do të ndeshem me Chisoran dhe ja ku jemi. E kam zgjedhur Isaac Lowe si trajnerin tim, pasi kur isha me Peter, ai ishte aty. Ai ishte gjithnjë aty. Ai më njeh më mirë se çdokush”, përfundoi Fury. /Lajmi.net/
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik