Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’ ku mes tjerash kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.
Konkursi është hapur më 4 gusht dhe do të mbyllet më 11 gusht.
Sipas konkursit, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës.
Të njëjtit do të pajisen me kontratë një-vjeçare, thuhet në konkurs.
Disa prej kërkesave të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët është që të kenë njohuri bazike sipas fushës të arsimit përkatës, njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar, aftësi për të punuar në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara si dhe njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme./arbresh.info/

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë