Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp është i bindur se Manchester United nuk do të mund të nënshkruajë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong.
Unitedi ka ndjekur një marrëveshje për 25-vjeçarin De Jong, që kur u hap afati kalimtar i transferimeve të verës në qershor.
Megjithatë, Djajtë e Kuq kanë dështuar ta transferojnë deri tani dhe në garë ka hyrë fuqishëm edhe Chelsea.
Trajneri i njohur anglez, Redknapp, mendon se Unitedi nuk do të arrijnë fare ta transferojnë holandezin, pasi ai do të transferohet te Blutë.
“Tani duket se De Jong dëshiron të shkojë në Chelsea, unë e di që në fakt, ai dëshiron të shkojë në Chelsea”, ka thënë fillimisht Redknapp për The Byline.
“Man Utd nuk do ta marrë atë. Unë e kam pasur këtë nga dikush që është në krye të Man Utd, ai e ka vendosur, ai me të vërtetë dëshiron të shkojë në Chelsea”, përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...