Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mërkurën më 3 gusht në plazhin e madh në Ulqin.
Ekipi mjekësor i urgjencës kishin tentuar ta shpëtojnë, por pa ndonjë rezultat, shkruan mediumi malazez Vijesti transmeton arbresh.info.
Rasti i kishte kaluar Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit.
Autopsia tregoi se 12 vjeçari vdiq nga mbytja.
Sipas “Vijesti”, djali ka ardhur në plazh me vëllain dhe bashkëshorten e tij, por asnjë nga të cekurit nuk e ka vënë re se ai po mbytej.
Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova, i cili ka vërejtur se fëmija në mënyrë të panatyrshme po notonte në ujin e cekët.
Para mbërritjes së ambulancës, shpëtimtarët kanë tentuar edhe reanimacionin, por pa sukses./arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...