Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po qëndron në Kosovë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.
Këngëtarja 26-vjeçare performoi në natën e parë të festivalit teksa ka vazhduar të ndjekë nga afër edhe natën e dytë për të parë performancën e yllit latin, J Balvin.
Gjatë qëndrimit të saj në vendlindje, reperi i njohur shqiptar, Mozzik i ka bërë një kërkesë publike artistes.

Përmes një postimi në InstaStory, Mozzik i kërkoi asaj që këto ditë që ndodhet në Kosovë ta vizitoj Prekazin.
“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar reperi në një imazhi nga Prekazi.

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë