Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e dhënë nga gjykata e Vlorës për ta lënë në burg, pasi goditi për vdekje me gomone 7-vjeçaren në plazhin e Potamit.
Në seancë, ai ka ngushëlluar familjarët e Jonada Avdisë dhe i ka kërkuar falje Policisë së Shtetit.
Ish-shefi i komisariatit të Himarës, mori gomonen që ishte në pronësi të kushëririt të tij dhe po shëtiste në plazhin e Potamit tre ditë më parë. Ndonëse si polic, i dinte shumë mirë rregullat, ai guxoi duke kryer manovra në ujë dhe duke lëvizur me mjetin e lundrimit shumë pranë bregut, aty ku ndodheshin pushuesit.
Gabimi i tij i shkaktoi vdekjen një vajze që po lahej në ujë. Helikat e gomones dëmtuan rëndë Jonada Avdian, që vdiq në vend.
Policia e referoi ngjarjen në Prokurori si vrasje nga pakujdesia, por Prokuroria e rëndoi më tej akuzën, duke e cilësuar vrasje me dashje./TCh/
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...