Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, edhe pse tashmë ka luajtur disa miqësore pas transferimit nga Bayern Munichu.
Lewandowski kompletoi transferimin e tij nga Bayerni te Barcelona në javën e fundit të muajit korrik për një shifër rreth 50 milionë euro.
Megjithatë, polakut iu desh të bashkohej me klubin në përgatitjet para-sezonale në Shtetet e Bashkuara e Amerikës.
Kështu, prezantimi i ‘Lewas’ para tifozëve të Barcelonës në Camp Nou, ka ardhur vetëm sot.
Befasia e madhe ishte fanella me numër 9, e cila në sezonin e fundit është mbajtur veshur nga Memphis Depay, i cili nuk është larguar ende nga Barcelona. /arbresh.info/
Niner! pic.twitter.com/CGqLtrGZzc
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2022
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...