Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, ka luajtur ndeshjen e parë të turneut memorial “Branko Hadzi Iljoski – Cakaja”, kundër Kombëtares seniore të Bosnjës dhe Hercegovinës, në Krushevë.
Kosova po merr pjesë në këtë turne, i cili vjen në kohë brilante si parapërgatitje për Kampionatin Ballkanik që luhet në Mioveni të Rumanisë, mes datave 10-14 gusht.
Vashat ‘Dardane’ u mposhtën me rezultat 3-1 nga Bosnja Hercegovina në përballjen e parë sot, në kuadër të këtij turneu.
Ekipi i Bosnjës së fundmi kishte marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe, derisa kjo përballje ishte shumë e rëndësishme para Kampionatit Ballkanik.
Kujtojmë se Kosova është pjesë e Grupit A në këtë Kampionat, ku merr pjesë edhe Turqia, Rumania dhe Bullgaria./arbresh.info/
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq
Vrasja për parkimin në Kavajë, arrestohet autori
Irani përgatitet për luftë, Khamenei ia lëshon kontrollin e ...
U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kj...
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...