Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, gjatë ditës së djeshme e ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Latifi tha se në vazhdën e decentralizimit të shërbimeve shëndetësore, prioritet i tij do të jetë fuqizimi i spitaleve rajonale.
“Ky fuqizim do të bëhet përmes dhënies së autoritetit menaxhues, rritjes së kapaciteteve me kuadro mjekësore, ofrimit të shërbimeve cilësore si dhe zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës, gjersa me këtë rast Ministri Latifi ofroi përkrahjen e tij maksimale se këto objektiva do të arrihen përmes disa veprimeve direkte të Ministrisë së Shëndetësisë, por gjithashtu edhe përmes ndihmës dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë “- tha Latifi.
Pikërisht gjatë ditës së djeshme kreu i Shëndetësisë së Kosovës ka munguar në raportim në Komisionin për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës për çka edhe u kritikua nga deputetët./arbresh.info/
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...