Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin e frytshëm dhe për punën e saj të deritanishme.
Duke nënvizuar faktin se Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë përmes projekteve gjithëpërfshirëse për fuqizimin demokracisë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, çështjet ambientale dhe fusha të tjera zhvillimore, si dhe për përkrahjen e synimeve të shtetit të Kosovës për integrim euroatlantik dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Me këtë rast, kryetari Konjufca i uroi suksese në angazhimin e mëtejmë znj.Hernmarck, teksa ambasadorja suedeze vlerësoi progresin e arritur dhe ritheksoi mbështetjen e Suedisë për Republikën e Kosovës. /arbresh.info/
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...