Festivali i Këngës, Eurovision, do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm.
Organizatorët e festivalit kanë vendosur që ai të mos mbahet në shtetin fitues, Ukrainë, për shkak të pushtimit rus që ende po vazhdon.
Mbretëria e Bashkuara doli në vendin e dytë në Eurovisionin e këtij viti, prandaj organizatori i festivalit nisi bisedimet për mbajtjen e festivalit të ri në këtë shtet.
Ende nuk dihet se në cilin qytet do të mbahet Eurovisioni, por Glasgo dhe Mançester kanë shprehur interesim.
Mbretëria e Bashkuar ka një sërë sallash adekuate për mbajtjen e Eurovisionit më 2023, por ka edhe hapësira akomoduese dhe lidhje të mira të transportit ndërkombëtar.
Po ashtu, në garë për të qenë nikoqir të Eurovisionit mund të jenë edhe qytete të tjera, përfshirë Lids, Liverpul, Njukesëll, Birmingam, Aberdin, Londër, Brajton, Belfast dhe Kardif.
Qytetet që duan të jenë nikoqir i festivalit duhet të dëshmojnë se kanë infrastrukturën e duhur për t’u mbajtur Eurovisioni.
Në Eurovisionin që u mbajt në maj të këtij viti, fitues u zgjodh bendi nga Ukraina, Kalush Orchestra, ndërkaq Sam Ryder nga Mbretëria e Bashkuar doli në vendin e dytë. /rel/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë