Shqipëria prej disa ditësh po përballet me temperatura shumë të larta deri në 40 gradë, ndërsa termometri pritet të shënojë 41 gradë Celsius.
Ditën e djeshme për Top Channel, meteorologia Lajda Porja tregoi se kjo fundjavë do të jetë relativisht me temperatura shumë të larta dhe se zyrtarisht jemi më në epiqendër të kësaj vale.
Qytetet më të nxehta do të jenë Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Kuçova, Fieri dhe Lushnja.
Në vijën bregdetare, termometri pritet të shënojë vlerat nga 34 në 37 gradë Celsius. Problematike mbeten zonat verilindore ku pritet të përjetojnë temperatura deri në 38 gradë Celsius.
Disi e freskët do të mbetet vetëm zona e juglindjes, ku temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë Celsius.
Meteorologia thekson se në diell temperaturat do të ndihen pesë apo gjashtë gradë më të larta.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...