Pavaresisht rritjes së rasteve pozitive me Covid 19 asnjë qytetar nuk është hospitalizuar kanë bërë të ditur në Spitalin Rajonal të Ferizajt.
Dr. Hajdin Lata – Pulmolog tha se momentalisht në Spitalin Regjional të Ferizajt nuk ka pacient të hospitalizuar me covid 19.
“Mirëpo kemi raste ambulatore të cilët vijë për trajtim ,arrin terapinë adekuate dhe lirohen në shtëpi me dhe rekomandohen që të lajmërohen në qendrën emergjente në çdo kohë nëse ata kanë nevojë për trajtim të mëtutjeshëm, tha ai për RTK.
Në spitalin e Ferizajt thanë se në çdo moment në rast të rritjes së numrit për trajtim nga Covid 19 janë të gatshëm për ofrimin e ndihmës.
“Ne si spital jemi në gatishmëri të vazhdueshme sa i për ketë Covid 19 duke marrë parasysh që tani më kemi bërë përvojë trajtimit të pacientëve me Covid 19 varësisht prej situatës epidemiologjike në terren je bëjmë edhe transformime të reparteve” tha ai.
Në qendrën e vaksinimit në Ferizaj deri më tani vetëm 40 qytetare mbi moshën 60 vjeçare kanë
marrë dozën e katërt kundër covid 19.
Dr. Drita Nazifi Emini përgjegjëse në qendrën e vaksinimit, tha për RTK se deri tani kemi të vaksinuar një numër të qytetarëve 123.588 qytetarë prej tyre me doza të para./RTK/
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...