Japonia do të mbajë një funeral shtetëror për ish-kryeministrin e vrarë Shinzo Abe, ka njoftuar qeveria, ku priten të marrin pjesë liderë të huaj.
Ceremonia do të mbahet më 27 shtator në Nippon Budokan të Tokios, një vend i madh që ka organizuar koncerte dhe ngjarje sportive dhe është përdorur për funeralin e fundit shtetëror të Japonisë për një ish-kryeministër në vitin 1967, transmeton portal arbresh.info
Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno tha se rekordi i Abe si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, arritjet e tij “vërtet të lavdërueshme” dhe lidhjet e tij me liderët e huaj e bënë të përshtatshëm një funeral shtetëror.
“Ne funeral do të marrin pjesë edhe personalitete të huaja dhe vendore me të cilët kemi marrëdhënie diplomatike”, tha ai.
Plani përballet me disa shtyrje, me partitë opozitare që vënë në pikëpyetje shpenzimin e parave publike për një ngjarje që ka të bëjë me një udhëheqës politik.
Një grup aktivistësh i kanë kërkuar një gjykate të Tokios të lëshojë një urdhër për ndalimin e funeralit, megjithëse qeveria ka thënë se nuk e sheh ngjarjen si një qëndrim politik ndaj publikut./arbresh.info/
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...