Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora ka lansuar bashkëpunimin e radhës.
Këtë herë artistja nga Kosova ardhur në një duet me reperin e njohur gjerman, Luciano.
Dyshja kanë bashkuar forcat në këngën me titullin “Adrenalina” që erdhi e kënduar në dy gjuhët shqip pjesa e Dhuratës ndërsa reperi dëgjohet në gjermanisht.
Kënga erdhi e shoqëruar edhe me klip në të cilin këngëtarja dukej në formë të mirë dhe teje atraktive teksa në një moment ajo bashkë me reperin gjerman bëjnë shqiponjën me duar.
Producent i projektit është Rzon i cili u kujdes edhe për ‘beat’ bashkë me Fsinikin, ndërsa teksti është shkruar nga Dhurata, Luciano dhe reperin shqiptar, Elinel.
Kënga tashmë gjendjet e publikuar në kanalin zyrtar të Dhuratës në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të dyshes.
Kujtojmë që ky projekt I Dhuratës vjen pas një tjetër bashkëpunimin me Elvana Gjatën.
Ndërkohë, përveç kësaj këngëtarja mbetet e angazhuar edhe me koncertet të shumta./Telegrafi/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë