Nga kjo e enjte e deri më 31 korrik në Prishtinë do të mbahet festivali i vetëm i llojit të tij në rajon “Ramë Lahaj International Opera Festival”.
Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, thotë se synimi i këtij festivali është që të ndërtojë një urë mes skenës kosovare e asaj ndërkombëtare.
“Synimi i këtij festivali është që të ndërtojë një urë mes skenës kosovare e asaj ndërkombëtare”, tha Lahaj.
Në një konferencë të përbashkët për media, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh i lumtur që ky festival po shënon edicionin e dytë në kryeqytet.
“Kryeqyteti çdo herë do ta përkrah iniciativën e Ramë Lahajt dhe miqve të tij”, tha Rama.
Në konferencën hapëse prezent ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku./arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...