Këto ditë, kur në SHBA po zien debati për armët e zjarrit dhe numrin e shumtë të vrasjeve në vend, disa media kanë vendosur të bëjnë krahasim me numrin e vrasjeve në vendet e tjera.
Nëse SHBA do të krahasohej me Europën Perëndimore, SHBA natyrisht do ishte shumë, shumë përpara.
Por nëse do të krahasohej me Evropën Lindore, atëherë në vend të parë do ishte Shqipëria.
Sipas të dhënave, të publikuara edhe nga BIRN, numri i vrasjeve me armë zjarri për 100 mijë persona në Shqipëri në vitin 2013 ishte 5.86, ndërkohë që në SHBA është 3.55.
Vendi i dytë më i keq është Mali i Zi me 2.13 vrasje dhe në fund në rajon është Bullgaria me 0.64 vrasje.
Ta mendosh që Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm, pasi në vitin 2000, kjo shifër ishte 7.86, ndërsa në vitin 2005 ajo ra në 6.01.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...