Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë një ngjitje të suksesshëm në Majën e Trigllavit në Slloveni, me 2864 metra lartësi mbi nivelin e detit
Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Ai tha se kjo ngjitje u bë në bashkëpunim me Klubin Alpin “Prishtina”, ekipi i përberë nga ushtarakë e zyrtarë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Klubin Alpin “Prishtina”, ekipi i përberë nga ushtarakë e zyrtarë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me sukses bënë ngjitjen në majën më të lartë në Slloveni, Majën e Trigllavit, me 2864 metra lartësi mbi nivelin e detit. Ky ekip në fund të muajit do të synoj edhe ngjitjen në majën më të lartë në Evropën Perëndimore, majën Mont Blanc, me 4810 metra mbi nivelin e detit. Vazhdojmë si gjithmonë, lartë e më lartë drejtë majave të suksesit”, shkroi ministri Mehaj./arbresh.info/

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...