Ka filluar të bëhet shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë dhe rajon.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marr ndonjë vendim për parandalimin e përhapjes së infektimit.
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit që nuk po merret me menaxhimin e mirë të pandemisë.
Sipas tij, Kryeministri vetëm po pushon.
“Për fatin e keq të qytetarëve, qeveria është vetëm një vëzhguese e situatave, e jo menaxhuese e tyre. Në javën e fundit kemi përqindje të lart të rasteve pozitive. Deri dje kanë qenë 37% e mostrave pozitive dhe është shqetësuese. Covid-19 po lulëzon Kryeministri i Republikës së Kosovës po pushon”, tha Haxhiu për arbresh.info.
I pyetur se çfarë masash duhet me ndërmarr për ta parandaluar pandeminë, Haxhiu tha se kjo është përgjegjësi e qeverisë .
“Kur të bëhem ministër tani marr edhe masa. Tash është përgjegjësi e qeveris edhe për marrjen e masave, por për fat të keq qeveria është vetëm menaxhuese”, tha tutje Haxhiu.
Tutje ai bëri të ditur se 1200 profesionist të shëndetësisë nuk i janë vazhduar kontratat e punës
“1200 profesionit shëndetësor që kanë qenë të angazhuar për Covid-19, qeveria nuk u’a ka vazhduar kontratën e punës, i ka lënë rrugëve, derisa sot numri i rasteve pozitive është i madh, kemi edhe raste të vdekjes edhe qeveria asnjë veprim nuk e ka bërë”, tha ai.
Në fund ai shtoi se kanë më shumë se dy javë që kërkojnë të raportojnë në Kuvend për pandemi, por një gjë e tillë nuk po mundësohet./EjonaHyseni/arbresh.info/
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa
Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të lëndu...