Evertoni nuk e ka ndërmend të heq dorë nga gara për transferimin e Armando Brojës.
Trajneri, Frank Lampard, synon të shfrytëzojë kontaktet me ish-klubin e tij për të sjellë sulmuesin shqiptar në “Goodison Park.
Broja mori vëmendjen e shumë klubeve, pasi regjistroi paraqitje të mira si i huazuar te Southamptoni në sezonin e fundit.
Sipas “Mirror”, anëtari i Kombëtares shqiptare shihet si zëvendëdues i Richarlisonit te Evertoni, pasi braziliani kaloi te Tottenhami.
Më hëret është raportuar se 20-vjeçari do të fillojë bisedimet me Chelsean lidhur me të ardhmen – pasi po kërkohet nga disa klube.
Përveç Evertonit, West Ham United është klubi tjetër anglez që ka shprehur interesim serioz për lojtarin.
Armando Broja besohet se ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve nga Holanda, Gjermania e Italia. /Gazeta Express/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...