Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” u ka bërë thirrje banorëve të Koretinit që ujin mos ta përdorin për pije për shkak të vlerave të larta të amoniakut.
Sipas njoftimit në Facebook, amoniaku ka rezultuar të jetë në sasi të larta pasi që pas marrjes së mostrave në stacionin e pompimit në Koretin, dhe pas kryerjes të analizave në laboratorin e KRU “Hidromorava” Sh.A Gjilan, është vërejtur se ka lëvizje të parametrave të cilat tejkalojnë vlerat e lejuara për të përdorur ujin për pije.
“Të njëjtat rezultate kanë rezultuar edhe nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, pasi që kemi kërkuar nga ana e tyre që ti marrin mostrat për analizë në mënyrë që të sigurohemi dhe të vërtetohet rezultati edhe nga QRSHP-ja. Andaj, ju lutemi që ujin mos ta përdorin për pije deri në momentin kur ne do t’ju njoftojmë që kemi stabilizim të vlerave parametrike brenda normave të lejuara”, thuhet në njoftimin./arbresh.info/

Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...