Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim Zëvëndësdrejtorin e Policisë së Italisë, Vittorio Rizzi dhe delegacionin e tij.
Në këtë takim ministri Sveçla e njoftoi Rizzi për përkushtimin dhe angazhimet e ministrisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, reformën në Ministri dhe në agjencitë e saj ekzekutive.
Gjithashtu gjatë këtij takimi ministri Sveçla e falënderoi Rizzi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Republikës së Kosovës e në veçanti bashkëpunimin mes dy policive tona.
Në anën tjetër Rizzi theksoi se shteti i tij është i interesuar që të avancojë tutje bashkëpunimin mes Policisë së Italisë dhe Policisë së Kosovës dhe të koordinojë veprime të përbashkëta, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë mes dy vendeve.
Në fund të takimi të dy palët u dakorduan në intensifikimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm të policive tona, veçanërisht në fushat të cilat kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar për ofrimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë. /arbresh.info/

Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...