Gjumi pa pengesa dhe i rregullt është parakusht për një shëndet të mirë.
Kur errësohet, të gjithë presin freskim dhe relaksim, por kjo është e pamundur kur temperatuar në dhomë janë të larta për shkak të vapës, transmeton portal arbresh.info
Por, si t’ia bëni që të freskoni dhomën e gjumit kur temperaturat “përvëlojnë”.
Perde të trasha dhe të errëta
Perde të trasha të zeza ose blu të errët, të bëra prej liri ose kadifeje, janë mënyra perfekte për të parandaluar që rrezet e diellit të arrijnë në dhomën tuaj të gjumit. Ata mund të ulin temperaturën deri në pesë gradë. Është mirë që të tërhiqeni nga dritaret gjatë ditës. Nëse keni grila, nuk keni nevojë për perde.
Çarçafë prej liri
Liri është një zgjedhje e shkëlqyer që ju mban freskët gjatë ditëve të ngrohta. Ky material është i lehtë dhe natyral. Materiali nga liri nuk do t’i jap trupit nxehtësi, kështuqë nuk do të djersisni në shtrat.
Ndërroni llambat në dhomë
Disa pretendojnë se vërejnë se si drita nga llamba e dritës ngroh ajrin në dhomë. Mund të ketë të vërtetë në këtë, duke pasur parasysh që vetë llamba nxehet ndërsa drita është e ndezur. Rekomandohet zëvendësimi i llambave të forta me ato me tension më të ulët dhe në këtë mënyrë reduktohet ngrohja e dhomës./arbresh.info/
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...