Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se brenda pak ditësh mund të nisin negociatat e anëtarësimit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai saktësoi se Bullgaria tashmë e ka hequr bllokadën e saj ndaj Shkupit dhe se zgjidhja është në tavolinë dhe gati për t’u zbatuar.
“Përpjekje të shumta janë bërë në tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Jemi pothuajse aty. Tani është momenti që të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kam shpresa të larta se konferencat ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahen brenda pak ditësh. Të dy vendet kanë zbatuar gjithçka që u është kërkuar dhe janë gati. Gati duhet të jemi edhe ne. Tani kemi një zgjidhje në tavolinë, të miratuar nga parlamenti bullgar kështu që të gjitha pengesat janë tejkaluar. Europa duhet të ecë përpara.”/A2/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...