Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, “mizorinë dhe barbarizmin” e presidentit rus Vladimir Putin pas një sulmi me raketa në një qendër tregtare në Ukrainë, duke lënë të paktën 10 të vdekur dhe 40 të plagosur.
Ai thotë se sulmi, në ditën kur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli në samitin e G7, do të duhet të forconte vendosmërinë e aleatëve për t’i rezistuar Putinit, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
“Ky sulm i tmerrshëm ka treguar edhe një herë thellësitë e mizorisë dhe barbarisë në të cilën do të zhytet lideri rus. Edhe një herë mendimet tona janë me familjet e viktimave të pafajshme në Ukrainë”, tha Johnson.
Johnson shtoi se “Putini duhet të kuptojë se sjellja e tij nuk do të bëj gjë tjetër veçse të forcojë vendosmërinë e Ukrainës dhe të çdo vendi tjetër të G7 për të qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet”./arbresh.info/
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...