Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrat Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Hekuran Murati, Liburn Aliu,kanë takuar anëtarët e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, të votuar gjatë javës së kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti në këtë takim potencoi rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor, gjatë takimit me anëtarët e bordit të OShP-së, shkruan arbresh.info.
“Gjatë takimit, kryeministri theksoi rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit përmes zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në fuqi. Për më tepër, Kryeministri potencoi përgjegjësinë që anëtarët e këtij Bordi kanë dhe nevojën e domosdoshme për të garantuar transparencë, dhe për të dëshmuar profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës”, thuhet në njoftim.
Së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, Kurti shprehu nevojën e dëshmimit të pavarësisë së plotë të punës së Bordit, nga të gjitha strukturat dhe pushtetet e vendit.
Vetëm veprimi i atillë, sipas tij, mund të shkojë në dobi të fuqizimit të shtetit ligjor dhe kthimit të besimit të qytetarëve, bizneseve e investitorëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit./arbresh.info/

Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...