Një qytetar nga Kosova me emrin Bin B. Aliu, është gjobitur me 200 euro nga policia austriake, pasi që shteti austriak ende nuk njeh patent shoferët e Kosovës.
Në grupin “Network Prishtina”, ai ka publikuar edhe fletën e dënimit dhe një dokument tjetër informues, ku njoftohet me shtetet patent shoferët e të cilave nuk njihen në Austri.
Siç shihet në dokumentin e publikuar, Kosova është në mesin e Afganistanit, Bolivisë, Burdunit, Indonezisë, Somalisë e të tjera vendeve, të cilave nuk u njihet patent shoferi, transmeton reporteri.
“Sot në Austri dënim për shkak t’patent shoferit që nuk na e njohin! PS. s’osht që s’kom dëgju që po dënojnë (edhe pse disa herë kam kalu pa problem), ama kurrfarë njoftimi s’kom pa zyrtarisht në faqe të ambasadës sonë në Wien, e as të Austrisë në Prishtinë… Ma e keqja është që ne jemi në një liste me shtete që mundeni me i pa në foto”, ka shkruar Aliu.
Pak muaj më parë, Gjermania ka vendosur që të njoh patent shoferët e lëshuar nga autorietet e Kosovës, pas negociatave mes dy shteteve dhe një komisioni gjerman që kishte ardhur në Kosovë për të parë nga afër procedurat e lëshimit të patent shoferëve në Kosovë.
Ky problem nuk është zgjidhur ende me Austrinë.


Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin