Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook e ka komentuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo çështje u tematizua sot pas pjesëmarrjes së Presidentes Vjosa Osmani në Samitin e BE-së në Bruksel, ku edhe u tha se do të diskutohej liberalizimi i vizave për Kosovën, por një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan arbresh.info.
Çitaku nuk ka dashur të justfikojë qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, mirëpo përmendi pakon me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në vitin 2016, pjesë e të cilës ishte edhe Kosova
Ajo tha se, me këtë rast, Kosova e ka humbur trenin për liberalizim të vizave.
“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe populliste të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016, atëhere kur ishim në pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook./arbresh.info/

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh