Tani që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo.
Vetëm pak minuta më parë është bërë me dije nga vetë këngëtari i njohur, Bardhi se së shpejti do të vij me një super bashkëpunim me dy këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi, shkruan arbresh.info.
Nuk e dimë ende se kur do të publikohet apo si do të jetë titulli i kësaj kënge të re, por si duket me këtë bashkëpunim vera do të jetë akoma edhe më e nxehtë.
Një treshe që nuk e prisnim, Shkurte Gashi, Bardhi dhe Nora Istrefi.
Super hiti i fundit i Bardhit me Majk “Ama” ka arritur 6 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror
Kënga më e fundit e Nora Istrefit është një bashkëpunim me grupin e mirënjohur NRG Band dhe titullohet “Ki me lyp me m’pa”, e cila deri më tani ka kaluar 8 milion klikime./arbresh.info/

Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...