Qeveria ka votuar udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimit të karburanteve.
Kryeministri Kurti, ka thënë se ky udhëzim ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës.
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ministria që e drejton ka propozuar që të vendoset menjëherë çmimi maksimal i lejuar në derivate.
“Udhëzimi Administrativë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të dhënave që posedojmë kemi evidentuar që ka mospërshtatje të çmimeve vendore me tregjet në berzat ndërkombëtare. Me këtë udhëzim Ministria propozon të vendoset menjëherë çmimi maksimal i lejuar në derivate”, tha ajo./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...