Arritjet ekonomike, potencialet investuese dhe interesat ekonomike të Kosovës ishin tema e takimit virtual që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Zëvendës Sekretarin e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Don Graves.
Kryeministri theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, që ka potencial të madhe dhe të dëshmuar, me mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në ShBA dhe BE, shkruan arbresh.info.
Ai foli për takimet që ka pasur gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku veçoi nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për investim prej $236.7 milionë në sektorin e energjisë gjatë viteve të ardhshme.
Për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik, kryeministri Kurti tha se jemi duke punuar në fuqizim të rendit ligjor, me themelimin e Gjykatës Komerciale, si dhe përmirësimin e mëtejmë të infrastrukturës dhe të bërit biznes në vendin tonë.
Zv. Sekretari foli për mundësitë për investime të kompanive amerikane në Kosovë. U diskutua për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të identifikuar bizneset që do të mund të bashkëpunojnë me kompanitë amerikane.
Ai falënderoi Kosovën për qëndrimin e drejtë sa i përket invazionit ushtarak dhe agresionit rus në Ukrainë.
U bisedua për misionin tregtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që planifikohet të vijë në vjeshtë në Kosovë, me fokus në teknologji të informacionit.
Po ashtu, u fol për programin “Partnership for Global Infrastructure” që përfshinë Kosovën, për mundësinë e ndihmës me plehra bujqësore si dhe mundësitë për investimet në infrastrukturë dhe energji të ripërtrishme.
Kryeministri Kurti dhe zv.Sekretari Graves u zotuan të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të punojnë me ekipet respektive të të dy qeverive./arbresh.info/
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...