Klubi anglez, Chelsea thuhet se është e interesuar për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Lewandowski po shtyn të largohet nga Bayerni këtë verë dhe favorizon kalimin te Barcelona.
Megjithatë, klubi bavarez deri tani ka refuzuar ofertat e Barcelonës, të cilët nuk janë ato që kërkohen.
Sipas gazetës BILD, Chelsea tani i është bashkuar garës për ta blerë yllin polak këtë verë.
Thomas Tuchel thuhet se kërkon të gjejë një zëvendësues të përshtatshëm për Romelu Lukakun, i cili pritet të huazohet te Interi dhe Lewa është i preferuari.
Chelsea e di se ka fuqi për të konkurruar si me PSG-në ashtu edhe me Barçën nëse do të kenë ndonjë shpresë për të nënshkruar me sulmuesin 33-vjeçar.
Lewandowski thuhet se është tashmë në bisedime me PSG-në dhe Barcelonën, por raportohet se preferon një lëvizje në Kataluni. /Telegrafi/
Situata në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Policia e Shtetit p...
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...
Haxhiu priti ambasadorin britanik, në fokus zgjedhjet dhe st...
Gjini: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ram...
Marrëveshja SHBA-Iran “95% e përfunduar”, por jo gati për në...
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...