Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka komentuar vizitën e kancelarit gjerman Scholtz në Ballkan.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka vlerësuar kërkesat që janë bërë drejt Beogradit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve Rusisë, shkruan arbresh.info.
Berisha tha se Vuçiç e luajti shumë mirë rolin e të paditurit dhe hipokritit duke thënë se askush më herët nga Evropa nuk i ka kërkuar ta njoh pavarësinë e Kosovës.
“Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviçin, Vuçiç theksoi “mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji.
Sikurse ju dëshironi integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë””, ka shkruar Berisha.
Sipas Berishës, Scholtz e ka përgëzuar Kosovën që i është bashkuar ndëshkimit të Rusisë dhe ka kërkuar nga Beogradi të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë një shtet kandidat për Union.
“Duke përshëndetur kërkesat e Kancelarit Scholz gjatë vizites se tij në Beograd, dënoi gjithashtu reagimet e serbomadhit Vuçiç i cili sot, me politikën që ndjek, është faktor kryesor konfliktualiteti ne rajon” ka shkruar në fund kryetari i PD-së Sali Berisha./arbresh.info/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...