Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka kundërshtuar sërish nismën “Ballkani i Hapur”.
Berisha thotë se kjo nismë është iniciuar nga Rusia dhe një gjë të tillë e ka firmosur edhe kryediplomati rus, Segei Lavrov.
Tutje, Berisha thotë se “Ballkani i Hapur” i kundërvihet totalisht Procesit të Berlinit.
“Ballkani i Hapur është një kundërvënie flagrante e procesit të Berlinit, është një projekt rus nuk është e paqëllimtë. E firmosi edhe Lavrov. Për këtë po punon Rama, pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Asnjë njeri nuk e përgënjeshtron dot Lavrovin”.
“Vetëm në këtë mënyrë ata janë duar lirë të bëjnë çfarë të duan. Këta janë zyrtarët më të lidhur me krimin në Evropë dhe në botë. BE-ja nuk i kapërdin dot e nuk i lejon dot. E vërteta e tyre është ti kundërvihen Berlinit që ka rreth 30 miliardë euro investime në Ballkan. Në këtë kontekst PD-ja është në një mision të madh, në mbrojtjen e interesit të përbashkët”, tha Berisha./TCH
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...