Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër në vend.
IHMK me anë të një komunikate për media ka paralajmëruar se fushat e fuqishme ciklonike që kanë përfshirë Kosovën, vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme duke krijuar kushte për mot me intervale të shkurta me diell dhe vraësira që gjatë ditës do të shoqërohen me shi.
Për pasojë, IHMK ka paralajmëruar se në disa qytete të Kosovës mund të ketë vërshime.
Njoftimi i plotë nga IHMK:
Fushat e fuqishme ciklonike të cilat kan përfshirë vendin, vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme, duke krijuar kushte për mot me intervale të shkurta me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu me stuhi dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet me intensitet më të lartë priten në jug, jugperendim, perendim dhe veriperendim të vendit. Në vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi dhe jugperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë , Apelohet tek qytetaret që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi, të qëndrojnë brenda lokaleve, shtepive dhe vendeve tjera të sigurta. Qytetet për shkak të reshjeve të shpejta mund të kenë problem me vershime. /arbresh.info/
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...